Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot pritet stuhi, Vlora e Saranda ndalojnë daljen në det të mjeteve të vogla, dallgë deri në 3.5 metra

Shkruar nga Newsbomb
Sot pritet stuhi, Vlora e Saranda ndalojnë daljen në det të
Foto ilustruese

Kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë, kanë vendosur kufizime për ditën e sotme për shkak të përkeqësimit të motit, ku mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk do të lejohen të dalin në det të hapur sot

Ndalimi do të jetë deri në orën 06:00 të 25 korrikut dhe prek mjetet dhe skafet që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, si edhe në zonat, Dhërmi–Himarë Borsh dhe Ksamil.

Sipas parashikimeve të ditës së sotme për motin, pritet erë në drejtimin veri–veriperëndim me forcë deri në 6–7 ballë, ose 15–25 metra në sekondë, ndërsa dallgët pritet të arrijnë lartësinë nga 1.5 deri në 3.5 metra.

Mjetet e Vogla të cilat lundrojnë brenda gjirit të Vlorës, nuk do të ndalohen, por Kapiteneria u ka kërkuar drejtuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht sipas itinerareve të planifikuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese