Hapësire reklamuese

Aktualitet

Anri Balla shpërthen ndaj Edlira Çepanit: Ju flisni andralla, nuk kuptoni protestën, nuk e di ku jeni eksperte

Shkruar nga Newsbomb
Anri Balla shpërthen ndaj Edlira Çepanit: Ju flisni andralla, nuk
Anri Balla, Edlira Çepani

Në studion e A2CNN, debati mes Anri Ballës dhe Edlira Çepanit për protestën u kthye në përplasje verbale, ku Anri Balla kundërshtoi idenë se protesta ka dhënë zgjidhje konkrete, duke ironizuar argumentin e Çepanit për ndryshimin e kodit zgjedhor si rrugëdalje. Ai theksoi se pretendimi për 500.000 qytetarë në shesh bie ndesh me narrativën e shpopullimit dhe akuzoi protestuesit se flasin për problematika pa ofruar zgjidhje reale. “Ju flisni andralla, dilni në televizion e nuk kuptoni popullin,” u shpreh ai me tone të ashpra.

Nga ana tjetër, Edlira Çepani mbrojti protestën duke thënë se është artikuluar qartë kërkesa për një qeveri teknike dhe për ndryshimin e kodit zgjedhor, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Polemika u përshkallëzua kur Balla e akuzoi Çepanin se nuk e kupton popullin dhe se nuk ka autoritet të flasë në emër të protestës, ndërsa Çepani mbajti qëndrimin se zgjidhja politike është e qartë dhe e artikuluar.

Pjesë nga debati:

Anri Balla: Nëse pretendoni se keni 500.000 shqiptarë në shesh, sepse unë e kam dëgjuar pas here nga ju, nuk ekziston më tezë shpopullimi që i ka i ka larguar Rama. Një, e para dhe e dyta që është më kryesore sipas mendimit tim siç e shikoj unë është se po shikoj që ju keni frikë të flisni, pra herë pas here adresoni problematika të ndryshme por nuk na flisni për zgjidhje. Pra, neve si qytetarë, nëse do shohim një grupim politik që do krijohet nga kjo protesta, pra përtej të majtës dhe të djathtës që u trumbetua dikur dhe nuk u realizua asnjëherë, duhet të shikojmë një subjekt politik që duhet të dali nga kjo protestë dhe nuk e kuptoj këtë tërheqjen tuaj nga frika për të adresuar problematika, por për të mos dhënë zgjidhje. Dhe si e mendoni ju se do kalojë zgjidhja? Se po më thoni onkologjiku kjo, rrugët janë mos më keq, shqiptarët janë larguar kjo këto janë gjëra që ne i dëgjojmë përditë. Absolutisht dhe mund të biem dakord me ju gjithë ditën. Problemi është zgjidhja. Këtu ndalemi.

Edlira Çepani: Nuk e keni ndjekur me kujdes protestën sepse zgjedhjet janë dhënë. Domethënë ideja është që kryesorja e para zgjidhje që është dhënë për një sistem i cili krijon përfaqësim është ndryshimi i kodit zgjedhor. Kjo është zgjedhja e parë që është dhënë. Është kërkuar pikërisht që një qeveri teknike, të marrë përsipër të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Anri Bala: Fakti që je atje nuk do thotë se e kupton se çfarë kërkojnë protestuesit dhe nuk të lë ta çosh deri në fund sepse po spekulon. E keni parë gabim protestën. E para dhe s'e keni kuptuar protestën.

Edlira Çepani: Unë jam protesta. Unë jam aty. Unë jam njeri nga protestuesit.  

Anri Bala: Ti je njëri nga 300.000 që pretendohet dhe je askush krahasuar me po të jep, nuk ke asnjë rëndësi më shumë se sa ai që po flet aty, as ata që shohin nga shtëpia për të votuar nesër pasnesër. Kështu që ti mos merr atribute që nuk i ke. Zgjidhja ti më thua kodi zgjedhor. Kjo është zgjidhja onkologjik?

Më fal zonjë ti s ke kuptuar popullin. Nuk e kuptuar popullin se ti nëse pretendon dhe ke qenë protestë dhe ke 500.000 veta, ti nuk ke nevojë t'i ulësh hundën dhe në asnjërit. Paske 500.000 veta shesh ti dhe nuk fit zgjedhjet?

Po ti s'e ke kuptuar dhe më vjen keq shkolla që ke bërë që s jep mundësi ta kuptosh. Ti je eksperte nuk e di ku je eksperte. Cili kod zgjedhor të ndalon ty të fitosh zgjedhjet? Ju flisni, dilni në televizion flisni andralla!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese