Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqiptarët u bënë bashkë por Sofi nuk ia doli, babai jep lajmin e trishtë për ikjen e bijës 9 vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët u bënë bashkë por Sofi nuk ia doli, babai jep
Vogelushja 9 vjeçare, Sofi Çuni

Gëzim Çuni, babai i vogëlushes 9 vjeçare Sofi, e cila arriti të bëjë bashkë shqiptarët, të cilën mblodhën në kohë rekorde shumën prej 35 mijë eurosh që asaj i duhej për kurim, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Zemërthyer, i ati i jep lamtumirën e fundit dhe njofton lajmin e trishtë për familjarët e tjerë dhe miqtë e shumtë, se rrugëtimi i Sofisë ka përfunduar.

"Me hidhërim të thellë në zemër dhe lot në sy njoftojmë humbjen e një engjëlli të vogël, Sofi Çuni, e cila na la në moshën 9 vjeçe. Një dritë që u fik shumë herët, por kujtimi i saj do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona. Qofsh e bekuar, e vogla jonë, dhe prehu në paqe. Të dua pafund, Sofi", shkruan Gëzim Çuni.

Një vit më parë, familja nisi një fushatë në "GoFoundMe" dhe shqiptarët u përgjigjën pozitivisht, pasi Sofi u diagnostikua një tumor malinj në kokë. Rezultati i analizave tronditi familjen dhe menjëherë prindërit nisën rrugëtimin e vështirë për t'i shpëtuar jetën vajzës.

Edhe përse paratë u grumbulluan dhe vogëlushja shqiptare luftoi me guxim sëmundjen e luarat e gjata dhe të lodhshme, sot ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese