Pas disa herëve 5 minuta pushim dhe tensioneve e debateve, seanca plenare është mbyllur me votim ashtu si edhe u lajmërua nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi.
Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë këtu të gjitha rezolutat, projektvendimet dhe projektligjet janë miratuar me votat e socialistëve. Teksa gjatë votimit deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të qëndrojnë në foltore dhe duke bërtitur, ndërsa një pjesë e tyre edhe u kanë rënë tavolinave, duke bërtitur edhe thirrje të tilla si “Hajdut”, “Rama në burg”, “Dorëheqje”. Mes tyre ishin rezolutat për vlerëismin e veprimtarisë së SPAK-ut dhe gjashtë institucioneve të tjera kushtetuese të pavarura, si dhe akti normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Si dhe akti normativ që parashikon financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, një vendim që ka ngjallur debat në opinionin publik dhe në radhët e opozitës.
Pak para përfundimit të votimit, deputetët demokratë janë largguar nga Kuvendi. Teksa pasi janë miratuar të gjitha pikat që ishin në rendin e ditës, Niko Peleshi ka lajmëruar mbyllen e seancës së sotme. Ndërkohë jashtë Kuvendit vijojnë të qëndrojnë protestuesit, ku situata paraqitet më e qetë.
Kujtojmë se ashtu siç raportuam edhe më parë, në datën 30 Korrik do të ketë një tjetër seancë plenare, dhe ndryshe nga sa ishte menduar më parë seanca e sotme nuk është e fundit.
