Hapësire reklamuese

Aktualitet

TENSIONE jashtë Kuvendit, policia shoqëron edhe 4 protestues të tjerë në komisariat

Shkruar nga Newsbomb
TENSIONE jashtë Kuvendit, policia shoqëron edhe 4 protestues të
Efektivet e Policise

Situata jashtë godinës së Parlamentit shfaqet e tensionuar gjatë këtyre minutave të fundit, për shkak se Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, gjë e cila ka nxitur përplase të reja në terren.

Mësohet se forcat e rendit kanë kryer edhe 4 shoqërime të tjera në komisariatin numër 1, duke e çuar kështu në 9 numrin e të shoqëruarve. Efektivët mësohet se po vijojnë përpjekjet për largimin e turmës nga hyrja e Kuvendit. Teksa një kordon policie është vendosur edhe pranë xhamisë së Namazgjasë.

Mësohet se në terren janë në total 500 efektivë policie, duke nisur nga forcat e rendit, forcat “Shqiponja”, si edhe efektivët e qarkullimit rrugor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese