Bashkëkryetari i reformës territoriale, Luçiano Boçi ka folur për gazetaret jashtë Parlamentit, ku ka kundërshtuar raportin përfundimtar që do të paraqitet në Kuvend.
Ai u shpreh se dokumenti i paraqitur nga Arbjan Mazniku nuk është miratuar nga komisioni dhe, sipas tij, nuk mund të shqyrtohet në seancë.
Gjithashtu ai tregoi se në komisionin e fundit nuk u miratua rendi i ditës, i cili bëri që mos të vijojë puna. Sipas tij, raporti i vlerësimit duhet të evidentoj raportet e pushtetit vendor dhe duhet të përcaktojë parimet kritike.
“Zoti Mazlliu pretendon për një raport përfundimtar në lidhje me rezultatet e Reformës Territoriale. Në fakt, ai është një dokument politik, nuk është dokument i produktuar nga komisioni. Në seancë duhet të vijë domosdoshmërisht një produkt i komisionit. Komisioni i mbledhjes së fundit, i datës 15, ka pasur një debat për rendin e ditës. Nuk është pranuar rendi i ditës dhe është votuar kundër në të dyja rastet nga secila palë dhe ai ka pushuar së funksionuari në këtë llojë seance.
Pa hyrë në atë axhendën e tij në projektkalendarin e tij të miratuar që në shkurt me konsensus dakordësinë e të dyja palëve dhe madje erdhi si projektkalendar i vetë propozuar nga vetë zoti Mazniku. Pjesa tjetër është se si Kuvendi pranon një produkt partiak. Vetëm produktet e seancës së komisionit shkojnë në seancë, kjo është rregullorja e kuvendit, kjo është kushtetuta. Raportin i vlerësimi tregonte qartazi se çfarë kishte ndodhur me pushtetin vendor dhe duhet të përcaktonte parimet kriteret metodologjinë se si do të ishte bërë reforma 2026. Tani kto na vijnë duke kapërcyer të gjitha këto faza duke i djegur, dhe na quajnë final. Kuvendi nuk duhet t’a pranojë,” theksoi ai.
Po ashtu ai u pyet nga gazetarët nëse dhe ai mund të dorëzojë një projekt kalendar. Boçi theksoi se një gjë tillë nuk mundet dhe nuk mund të kapërcehet një e drejtë.
"Jo kjo nuk mundet. Nuk është e drejtë që duhet të kapërcej një të drejtë tjetër. Që është e drejta e deputetëve për të sjellë nisma ligjore, po patjetër ekziston. Por jo të dubloj dhe të zëvendësojnë punën kolegjiale të një Komision të posaçëm që është ngritur me vendim të Kuvendit dhe të kapërcej vetëveten apo një deputet të kapërcej vendimet e Kuvendit të Shqipërisë," u shpreh Boçi.
