Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarët "nuk bëjnë pas", do të presin deri në mbyllje të seancës, protesta mund të mos ndalet për sot (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët "nuk bëjnë pas", do të presin deri
Foto nga vendngjarja

Teksa seanca e sotme parlamentare është në vijim e deputetët e maxhorancës dhe opozitës vijojnë të përplasen për shkak të situatës së tensionuar, mundet që qytetarët të mos e ndalin protestën deri në mbyllje të punimeve në Kuvend.

Gazetarët e terrenit raportojnë se protestuesit kanë zgjedhur që të presin para Parlamentit deri në momentin kur deputetët të lënë ambientet e Kuvendit.

Mirëpo, seanca e sotme pritet të zgjasë goxha, pasi në rend dite është parashikuar që të raportojnë punën e bërë gjatë vitit 2025, 7 institucionet e pavarura. Ndaj mundet që punimet e ditës së sotme në Kuvend të mbyllën pasditen e sotme.

Nga ana tjetër, në orën 19 të pasdites së sotme, pritet që qytetarët të bëhen bashkë për të vijuar me protestën e tyre të 54-të para Kryeministrisë.

Për rrjedhojë bëhet me dije se mundet që sot protesta e qytetarëve të mos ndalet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese