Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk tha njeri “Parlamenti i krimit”, hymë bashkë në Kuvend”, Jorida Tabaku përplaset me Ardit Bidon: Provo dhe hajde në shesh! Pse nuk përmend paratë e Kanye West?

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk tha njeri “Parlamenti i krimit”, hymë bashkë
Ardit Bido dhe Jorida Tabaku

Ardit Bido foli në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, duke u ndalur edhe te deklaratat e Jorida Tabakut pak më parë që evidentoi thirrjet e protestuesve “Parlamenti i Krimit”. Deputeti i PS-së tha se kishin hyrë së bashku në godinën e Parlamentit dhe një gjë të tillë nuk e kishte e dëgjuar. Nga foltorja e Kuvendit, Bido u shpreh:

Në fakt ne hymë të dy bashkë në Parlament, ishim së bashku dhe nuk pashë asnjë aty, përveç një grupi vorio-epiriot. Por, nuk kishte nga ata që thonin “Parlamenti i krimit””, tha Ardit Bido që mori menjëherë replikën e Jorida Tabakut. Deputetetja e PD-së iu drejtua duke thënë:

Zoti Bido, sigurisht që dhe ne bashkohemi për shqetësimin që ngrite për humbjen e dy jetëve. Sigurisht është më tragjike sepse për shkak të kushteve atmosferike. Sepse qeveria shqiptare nuk i shpenzon paratë për fondin e emergjencës, por për Kanye West.

Hymë të dy bashkë në parlament dhe u morën me ju dhe asnjë fjalë kundër meje. Parlamenti i krimit, thonë. Provoje dhe dil një herë në darkë në shesh. Në këtë parlament ka deputetë që kanë ardhur nga krimi”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese