Hapësire reklamuese

Politikë

Gazment Bardhi me tone të ashpra në Kuvend: Nëse keni frikë, fshihuni, mos hajdeni në Parlament

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi me tone të ashpra në Kuvend: Nëse keni frikë,
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ishte i pari që mori fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje, e cila po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Nga foltorja e Parlamentit, ai akuzoi Policinë e Shtetit për ushtrim dhune ndaj protestuesve të mbledhur jashtë godinës, ndërsa iu drejtua me tone të ashpra mazhorancës, duke deklaruar se e drejta e protestës nuk mund të mohohet.

“Nuk e nderon ajo që po bën Policia e Shtetit. Askush nuk duhet të ndihet i rrez “Nuk e nderon ajo që po bën policia e shtetit. Askush nuk duhet të ndjehet I rrezikuar nga kritikat e qytetarëve. Ne duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe jo të rrimë në heshtje dhe të moshuar dhe të rinj po dhunohen nga policia e shtetit. Detyra e policisë së shtetit është të arrëestojë të shumëkërkuarit, të parandalojë sulmet ndaj qytetarëve. Nuk ka asnjë rrezik institucoini. Nuk të rrezikon veza e qytetarëve. Për cfarë e keni kërkuar mbrojtjen e policisë së shtetit. Apo po hyni ju dhe duhet tju mbrojnë ju nga rruga e elbasanit te rruga e dibrës se rrezikoheni ju.

Frika juaj nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj qytetarëve. Keni frikë, mos hajdeni në kuvend. Fshihuni dhe bëni mirë të fshiheni se u keni marrë shpirtin, dhe ky është reagimi që meritoni dhe do të merrni. Frikën tuaj mos ia impononi kuvendit dhe qytetarëve. Kostumet tuaja të shtrenjta mos I përdorni si justifikim për të dhunuar qytetarët.

Të drejtën e protestës nuk e mohoni dot ju. Të dhunosh të rinjtë e të moshuarit dhe të përdorësh ndaj tyre mjete disproporcionale është shkelje flagrante e kushtetutës, ligjit…a ka mundësi ti zotrote shko pyet tët vëlla që e ke në burg. Gjatë gjithë kohës duhet të përballemi me frikën e këtyre dhe 2000 punonjës policie dhunojnë qytetarët. Cfarë kuvendi është ky që refuzon qytetarët. Ky nuk është kuvend. Kjo është strehë e bunker që kanë frikë qytetarët”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese