Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është shprehur se Agron Shehaj është penguar të futet në Parlament me një urdhër të marrë nga kryeministri Rama.
Ndërsa tha se ka informacion se kryeministri pritet të mbërrijë sot në Kuvend e për shkak të frikës së përballjes me Shehaj, sipas tij kreu i qeverisë shqiptare ka urdhëruar pengimin e Agron Shehajt për të hyrë në seancën e sotme parlamentare.
"Deputeti është ndarë në mënyrë të dhunshme për të hyrë në Kuvend sot. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë se çfarë do të ndodhë. Kemi një reagim se Rama pritet të mbërrijë sot në seancë, e ndaj e ka ndaluar Shehaj.
Shehaj u ndalua për 30 ditë, por sot nuk po lejohet të hyjë. Thanë kemi marrë urdhër. Rama ka kërkuar pengimin e tij sepse e di që Shehaj do të përballet me të.
Për këtë do të mbajë përgjegjësi publike dhe penale Edi Rama" tha Kapri në fjalën e mbajtur për mediat para Kuvendit.

