Hapësire reklamuese

Politikë

I tha “e dashur”, Albana Vokshi i kthehet keq Damian Gjiknurit: Trego respekt! Deputeti socialist: Pse je kaq “acid”? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I tha “e dashur”, Albana Vokshi i kthehet keq Damian Gjiknurit:
Mbledhja e komisionit

Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Damian Gjiknuri dhe deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ishte Gjiknuri ai që, gjatë një replike, iu drejtua Vokshit me fjalët "e dashur", etiketim që nuk u prit mirë nga deputetja demokrate. Vokshi i kërkoi deputetit socialist të tregonte respekt dhe të mos i drejtohej në atë mënyrë.

Nga ana tjetër, Gjiknuri iu përgjigj me ironi deputetes demokrake, duke i thënë se ajo e sheh jetën bardh e zi dhe jo me ngjyra.

Debati:

Gjiknuri: Jeta nuk është bardh e zi, e dashur

Vokshi: Mos më thuaj "e dashur"

Gjiknuri: Mirë atëherë, zonjë. Po fjala "e dashur" nuk të vret

Vokshi: Mua mos më thuaj "e dashur"

Gjiknuri: Po çfarë të them? I dashur armik?

Vokshi: Jam anëtare e komisionit dhe meritoj respekt

Gjiknuri: O Albanë, të lutem, ti je bardh e zi në mendjen tënde. S'ta ndërtoj unë jetën, s'ta bëj dot me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale. Të lutem, je mësuar ta sfumosh rëndësinë e çështjeve me batuta koti

Gjiknuri: Pse je kaq “acid”? Me batuta po përpiqem të të shtensionoj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese