Hapësire reklamuese

Politikë

Kritikat për Amnistinë Penale, ministri Toni Gogu: Kriteret nuk i vendosim ne, por Kuvendi që i ka miratuar

Shkruar nga Newsbomb
Kritikat për Amnistinë Penale, ministri Toni Gogu: Kriteret nuk i
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për mediat ka komentuar kritikat ndaj Amnistisë Penale, e cila u miratua disa javë më parë në Kuvend dhe hyri në fuqi javën e kaluar.

Gogu tha se kriteret e Amnistisë Penale nuk përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë, por nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili i ka miratuar ato.

Po ashtu, ministri deklaroi se gjatë dy viteve të fundit më shumë se 10 500 persona, përfshirë 310 të mitur, kanë përfituar nga Amnistia Penale.

Gogu: Kriteret e Amnistisë nuk i cakton as ministri i Drejtësisë dhe as opinioni publik, por Kuvendi i Republikës, i cili i ka miratuar ato, duke bërë përjashtime për krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjet etj.

Ndërkohë, janë amnistuar të gjithë ata persona, dënimi i të cilëve e ka përmbushur qëllimin e vet dhe pjesa e mbetur e dënimit nuk është më e nevojshme, në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe të riintegrohen në shoqëri. Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë këtyre personave që kanë përfituar nga ulja e dënimit dhe që tashmë janë nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës. Janë 10 500 persona që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, prej të cilëve 310 janë të mitur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese