Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj nuk lejohet të futet në Parlament, përplaset me punonjësit e Gardës: Hiqi duart, do të mbani përgjegjësi për këtë!

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj nuk lejohet të futet në Parlament, përplaset me
Momenti kur Shehaj tenton të futet në Parlament

Agron Shehaj është hasur me një situatë të paprecedentë sot në hyrje të Parlamentit, teksa nuk është lejuar fillimisht të futet nga punonjësit e gardës.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, njëkohësisht edhe deputet, është përplasur fizikisht me ta, ndërsa ka kërkuar llogari se pse nuk lejohet që të hyjë. Ai pretendon se në datën 22 qershor ka skaduar përjashtimi i tij nga Kuvendi. Në debatin me punonjësit e gardës, Shehaj tha:

“Skandal! Çfarë është kjo diktaturë? Më tregoni urdhrin që nuk më lejoni të futem në Kuvend. Më trego shkresën, ku është vendimi? Hiqi duart! Hiqi duart! Do të mbani përgjegjësi për këtë. Më tregoni urdhrin. Mos më shty. Më tregoni vendimin. Ku e keni vendimin? Ka përfunduar në datën 22 qershor përjashtimi i im”, përfundoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese