Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikativizohet zjarri në Voskopojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen në terren

Shkruar nga Newsbomb
Rikativizohet zjarri në Voskopojë, era e fortë
Foto nga vendngjarja

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në territorin mes fshatrave Lekas dhe Voskopojë, në vendin e njohur si “Antenat”.

Sipas autoriteteve, vatra është riaktivizuar si pasojë e erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Aktualisht, në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.

Në operacion janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat janë nisur drejt zonës për të përforcuar ndërhyrjen dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e plotë të flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese