Foto nga vendngjarja
Protesta para Kuvendit po tensionohet, pasi policia po përdor gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë qytetarët e mbledhur pranë Kuvendit.
Ndërsa nga ana tjetër protestuesit u janë përgjigjur duke qëlluar me vezë në drejtim të efektivëve të policisë dhe kanë bllokuar rrugën.
Po ashtu policia po përpiqet të sigurojë hyrjen e deputetëve në godinë për zhvillimin e seancës plenare.
Më herët, protestuesit hoqën dy gardhe metalike të vendosura përreth Kuvendit dhe penguan qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Elbasanit.
Sondazh
Poll



