Masat e marra nga blutë e Tiranës në lidhje me zhvillimin e protestës së sotme nga qytetarët para Kuvendit, kanë shkaktuar tensione mes këmbësorëve dhe efektivëve.
Burimet bëjnë me dije se duke nisur nga qendra tregtare në drejtim të kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit”, blutë nuk lejojnë kalimin e qytetarëve, çka ka shkaktuar debat mes tyre.
“A ma paguani ju ditën e punës? Pse më mbyllni rrugën ju mua” dëgjohet teksa i drejtohet një qytetare efektivëve në terren.
Bëhet me dije se në segmentin e rrugës nga “Rruga e Elbasanit” në drejtim të “Rrugës George W Bush” është kufizuar lëvizja e mjeteve si dhe kalimi i qytetarëve.
Ndërsa mësohet se protestuesit kanë nisur me marshimin e tyre në drejtim të Parlamentit, ku dhe kanë thirrur protestën e sotme.

