Hapësire reklamuese

Aktualitet

6 muaj pas shpalljes së pafajësisë për Erlis Dukën, SPAK bën kërkesë për hetime të reja ndaj vëllait të “Princit Damian”

Shkruar nga Newsbomb
6 muaj pas shpalljes së pafajësisë për Erlis Dukën,
Ilustrim: Santiago Malko (majtas-lart) dhe Leonard Duka

SPAK ka kundërshtuar pafajësinë e Erlis Dukës, në lidhje me vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, duke kërkuar nga ana e GJKKO që të rinisin hetimet për të.

Mirëpo bëhet me dije se seanca e sotme gjyqësore, kur pritej që Gjykata e Posaçme e Apelit të shqyrtonte kërkesën e SPAK, është shtyrë pasi mbrojtja e Dukës pretendonte se klienti i tyre nuk ishte njoftuar sipas kërkesave ligjore. Ndaj Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës.

Siç kemi raportuar dhe në janarin e këtij viti, togat e zeza pranuan pretencën e SPAK dhe për anëtarët e grupi kriminal që akuzohen për vrasjen e ish-efektivit, në mesin e të cilëve vëllai i “Princit Damian”, Erlis Duka, u shpall i pafajshëm.

6 muaj pasi kërkoi që Erlis Duka të shpallej i pafajshëm në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon rrëzimin e pafajësisë së tij.

Vrasja që tronditi Kinostudion dhe përplasja Martinaj-Duka

Ish-polici Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip BMW X5 nga një lavazh. Persona të maskuar kishin ndjekur Malkon dhe sapo ai ka dalë nga lavazhi e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Por pas këqyrjes se dhjetëra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se ishte edhe Blendi Teta, shkruan newsbomb.al.

Leonard Duka njihet edhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj, vrasje e ndodhur më 27 gusht 2019. Ajo dyshohet se u krye nga Klani Duka pasi Malko kishte marrë peng babain e dy vëllezërve Duka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese