Hapësire reklamuese

Rajoni

Mali i Zi i vjen në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, ul akcizën e karburanteve nga 1.81 në 1.65 euro/ litër

Shkruar nga Newsbomb
Mali i Zi i vjen në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, ul
 

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ndërhyjë për të zbutur efektet e krizës globale të naftës duke ulur përkohësisht akcizën e karburanteve me qëllim që të shmangë rritjen e çmimeve për qytetarët dhe bizneset vendase.

Nafta, e cila parashikohej të kishte një  çmim prej 1.81 euro për litër është ulur në 1,65 euro për litër, duke rezultuar 2 cent më e lirë.

Vendimi, i bazuar në analizat e Ministrisë së Financave, synon të mbrojë buxhetin e familjeve, të ulë presionin e inflacionit dhe të lehtësojë kostot për bizneset.

Autoritetet malazeze e morën këtë masë pas çrregullimeve në tregun ndërkombëtar dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Qeveria ka theksuar se ndërhyrjet fiskale duhet të maten me kujdes, sidomos gjatë sezonit turistik kur konsumi i karburanteve rritet ndjeshëm nga vizitorët e huaj.

Prioritet i fondeve publike mbetet mbështetja e sektorëve kryesorë si shëndetësia, arsimi, pensionet dhe infrastruktura.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese