Tre persona nga Kosova janë raportuar të zhdukur në Shkup prej disa orësh, duke ngritur alarmin tek familjarët e tyre. Bëhet fjalë për Ejup Ternavën, bashkëshorten e tij Fatmire Shabanin dhe motrën e tij Cennet Ternavën.
Ata janë parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.
Që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur. Familjarët thonë se ata udhëtonin me një automjet tip Mercedes GLC, ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.
Zhdukja është raportuar pranë autoriteteve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në terren po kryhen kontrolle intensive, madje janë përdorur edhe dronë për kërkim.
Një familjar ka konfirmuar për mediat se nga dogana është njoftuar se tre personat nuk kanë hyrë drejt Kosovës. Po ashtu, rasti është bërë i ditur edhe pranë ambasadës gjermane. Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen e tyre.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë parë tre personat ose automjetin e tyre të kontaktojnë menjëherë Policinë ose të afërmit në numrat:
+49 1573 8465566
+49 178 3900599
+49 176 62983674
+383 49 195277
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tyre.
