Hapësire reklamuese

Rajoni

“Çfarë kam thënë ishte historia ime”, reagon ministrja serbe pas deklaratës për "spastrimin e Kosovës" : I kërkoj falje presidentit Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
“Çfarë kam thënë ishte historia ime”, reagon
Snezhana Paunoviç

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka reaguar mëngjesin e sotëm pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë, duke kërkuar falje publike.

Megjithatë, ajo nuk u ka kërkuar falje shqiptarëve të Kosovës, por vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut.

Në një intervistë për emisionin në Informer TV, Paunoviç deklaroi se fjalët e saj ishin keqinterpretuar dhe ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

“I kërkoj falje presidentit Vuçiç, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Macut, për faktin se ata janë akuzuar pa asnjë faj”, u shpreh ajo.

Paunoviç theksoi se ajo që kishte thënë ishte një histori personal dhe jo një deklaratë politike.

“Çfarë kam thënë ishte historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit dhe as e qeverisë”, deklaroi Paunoviç.

Gjithashtu ajo komentoi edhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për t'ia ndaluar hyrjen në territorin e vendit, duke e cilësuar atë si paradoksal. Sipas saj, prej tre vitesh asaj nuk i lejohet hyrja në Kosovë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese