Hapësire reklamuese

Rajoni

26 vite karrierë në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, Zejnulla Gashi emërohet Kryeprokuror i Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
26 vite karrierë në institucionet e sigurisë dhe
Zejnulla Gashi dhe Presidentja ne detyre e Kosoves, Albulena Haxhiu

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Zejnulla Gashin, të cilit i ka dorëzuar dekretin për emërimin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ai siguroi votat dhe u propozua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për këtë post.

Haxhiu ka bërë të ditur se para marrjes së vendimit është bërë shqyrtimi i propozimit dhe dokumentacionit të dorëzuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe janë marrë parasysh informacionet relevante nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Pas 26 vitesh karrierë në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka arritur në majat e sistemit prokurorial. Të hënën, prokurori me origjinë nga Prizreni u nominua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai ka një karrierë të gjatë në institucione. Ai është pjesë e strukturave shtetërore të sigurisë dhe drejtësisë që nga viti 2000.

26 vite karrierë në institucionet e sigurisë dhe

Deri në vitin 2010, Zejnullah Gashi punoi në Policinë e Kosovës në Stacionin Policor në Prizren. Aty u gradua deri në pozitën shef i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Në vitin 2010, Gashi, jurist me profesion, u dekretua si gjyqtar në sistemin gjyqësor. Shërbeu për pesë vjet si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në 2015, u dekretua si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren. Ushtroi edhe funksionin e zëvendëskryeprokurorit të kësaj Prokurorie. Në të njëjtën kohë, Gashi përfaqësoi Prokurorinë Themelore në Prizren si anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Nga viti 2023 deri sot, Gashi vazhdon të ushtrojë pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Presidentja në detyrë e Kosovës ka shprehur besimin se Kryeprokurori i ri, Zejnulla Gashi do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me integritet profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese