Hapësire reklamuese

Rajoni

Adoleshenti plagosi dy qytetarë dhe tre efektivë, Policia e Kosovës jep detaje: Tentoi t’i japë fund jetës duke u lagur me benzinë

Shkruar nga Newsbomb
Adoleshenti plagosi dy qytetarë dhe tre efektivë, Policia e
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në Ferizaj, ku një 16-vjeçar dyshohet se sulmoi qytetarët dhe më pas plagosi edhe një polic, pasi tentoi që t’i japë fund jetës.

Policia bën me dije se rreth orës 07:50 është informuar se një person po sulmonte qytetarët me thikë në sheshin e qytetit. Pasi shkuan në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar se një person kishte pësuar lëndime me thikë, ndërsa një qytetar tjetër ishte lënduar gjatë tentativës për t’i shpëtuar adoleshentit.

Pasi plagosi dy personat, 16-vjeçari ishte larguar, teksa u gjet nga efektivët në banesën e tij dhe më pas në një adresë në fshatin Greme.

Në momentin që policia kanë tentuar që ta arrestojnë, 16-vjeçari refuzoi t’u bindet urdhrave, minoreni ka sulmuar me mjete të forta, si dhe u vërsul ndaj tyre me thikë.

Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë.  Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. “Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu policia bën me dije se i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe).

Ndërda është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet më tej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese