Hapësire reklamuese

Rajoni

Samiti i 36 i NATO-s, kryeministri holandez pret "krahëhapur" Kosovën: Shpresoj që një ditë do të bëhet pjesë e familjes evropiane

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i 36 i NATO-s, kryeministri holandez pret "krahëhapur"
Rob Jetten

Në Ankara është duke u zhvilluar samiti i 36-të i NATO-s, dhe pjesë në të po marrin udhëheqës nga 32 aleatët anëtarë. Ndërkohë ndërmjet takimeve të zhvilluara, kryeministri i Holandës Rob Jetten, ka shprehur mbështetjen e tij për të ardhmen avropiane të Kosovës.

I pyetur nëse ai pret që Kosova të bëhet pjesë e NATO një ditë, ai u përgjigj për Euronews Albania “Unë shpresoj që do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë”.

Pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Aleancës, sovraniteti dhe sigura e saj lidhen me të në thelb, që prej luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Një kohë kur NATO ndërhyri me një fushatë bombardimi 78 ditore për të ndaluar spastrimin etnik që po u bëhej shqiptarëve të Kosovës, nga forcat serbe. Pas konfliktit, NATO krijoi misionin paqeruajtës të KFOR-it, i cili vazhdon të patrullojë rajonin.

Gazetari: Zoti Kryeministër, a e keni ende qenin nga Kosova?

Kryeministri holandez: Po e kam.

Gazetari: A ishte e rëndësishme për ju që ta adaptoni nga Kosova?

Kryeministri holandez: Ishte një qen shumë i mirë rrugësh, edhe unë i dua qentë.

Gazetari: A prisni që Kosova të bëhet vend anëtar i NATO-s një ditë?

Kryeministri holandez: Unë shprejsoj që do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë, po.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese