Hapësire reklamuese

Rajoni

Kërcet thika pranë xhamisë, plagoset një 37-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
Kërcet thika pranë xhamisë, plagoset një 37-vjeçar,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një xhami në zonën e Shtimes të Ferizajt, ku sherri mes disa të rinjve ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas mediave vendase, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, ku i plagosur rreth 37 vjeç është gjetur me plagë në trup.

Menjëherë pas kësaj në vendngjarje mbërritën autoritet vendase të cilat vijuan punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërsa bluzat e bardha i dhanë ndihmën e parë të riu, i cili thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu bëhet me dije se Policia është në kërkim të autorit që prej mbrëmjes së djeshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese