Hapësire reklamuese

Rajoni

Pritjes po i vjen fundi, Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Shkruar nga Newsbomb
Pritjes po i vjen fundi, Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit
Ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit të gjykatës, aktgjykimi do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00.

Katër të akuzuarit po gjykohen në kuadër të procesit të zhvilluar nga Prokuroria e Specializuar, ndërsa vendimi, i cili pritet me interes të madh konsiderohet një moment i rëndësishëm në këtë çështje.

“Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese