Hapësire reklamuese

Rajoni

E trishtë! Aksidenti i rëndë i merr jetën vajzës së re shqiptare në Gjermani (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë! Aksidenti i rëndë i merr jetën vajzës
Viktima Rina Krasniqi

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur së fundmi në Gjermani i ka marrë jetën një shqiptareje të re nga fshati Damanek Malishevës.

Lajmi i trishtë është mësuar pas një reagimi të bërë në rrjet nga faqja zyrtare e Facebook-ut të fshatit Damanek ku shkruhet se e reja e identifikuar si Rina Krasniqi humbi jetën tragjikisht në Gjermani.

Deri më tani nuk kanë dalë akoma detaje në lidhje me aksidentin që i mori jetën shqiptares. Ndërsa pritet që për ngjarjen e rëndë të reagojë dhe familja e viktimës.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të vajzës së tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese