Hapësire reklamuese

Rajoni

Rrëmbeu vajzën e tij 6 vjeçare në bagazhin e makinës në Spanjë dhe u fsheh në Kosovë, bie në pranga 43 vjeçari (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbeu vajzën e tij 6 vjeçare në bagazhin e makinës
Babai me te bijen e rrembyer

Një shtetas 43 vjeçar, me nënshtetësi spanjolle është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se rrëmbeu vajzën e tij 6-vjeçare në Majorka dhe u arratis jashtë Spanjës.

Sipas raportimit të mediave spanjolle, ai e mori të miturën nga ishulli i Majorkës, dhe më pas u largua nga vendi, duke e fshehur fillimisht të bijën në bagazhin e automjetit, më tej pas largimit nga territori spanjoll autoritetet humbën gjurmët e tij. Pasi 43 vjeçari kishte mbyllur të gjitha llogaritë bankare, fshiu të gjitha profilet në rrjetet sociale dhe ndryshoi pamjen fizike për ta bërë të vështirë identifikimin.

Më tej pas bashkëpunimit mes autoriteteve të disa vendeve europiane me ato të Kosovës, u konfirmua se babai dhe e bija ndodheshin në Kosovë. Policia më pas prangosi të dyshuarën dhe gjeti të miturën e cila ishhte në gjendje të mirë shëndetësore.

43 vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim në Kosovë dhe pritet ekstradimi për në Spanjë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese