Hapësire reklamuese

Rajoni

Nën presionin e protestave të vazhdueshme, Vuçiç lajmëron DORËHEQJEN: Do të jem president edhe për vetëm disa javë

Shkruar nga Newsbomb
Nën presionin e protestave të vazhdueshme, Vuçiç
Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka lajmëruar zyrtarisht se do të japë dorëhqejen nga posti i Presidentit brenda pak javësh!

Këtë ai e deklaroi gjatë një tubimi pro-qeveritar të mbajtur në Beograd, ku u shpreh: "Do të jem president vetëm edhe për disa javë dhe më pas do të jap dorëheqjen". Ky vendim vjen rreth një vit e gjysmë përpara përfundimit zyrtar të mandatit të tij të dytë, i cili skadonte në mesin e vitit 2027.

Dorëheqja vjen pas një vale të gjatë protestash anti-korrupsion të udhëhequra nga studentët. Këto protesta nisën që prej nëntorit të vitit 2024, pas tragjedisë së shembjes së strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.

Bashkë me dorëheqjen Vuçiç, lajmëroi se vendi do të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Por pavarësisht largimit nga presidenca ai ka bërë të ditur se do të angazhohet plotësisht në fushatë për të ndihmuar Partinë Progresive Serbe.

Nga ana tjetër, Savo Manojlović, drejtues i lëvizjes opozitare studentore “Move-Change”, u shpreh se dorëheqja dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme janë një përpjekje e Vuçiçit për të shmangur rënien e tij të pashmangshme përballë protestave dhe mbështetjes në rritje për lëvizjen studentore.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, pas dorëheqjes zyrtare të presidentit, Kryetari i Parlamentit merr përkohësisht detyrën e kreut të shtetit, ndërsa zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen brenda një afati prej 90 ditësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese