Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë në Gjakovë! Policia gjen të pajetë të miturin në një banesë, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Gjakovë! Policia gjen të pajetë të
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Palabardh të Gjakovës ku mësohet se një i mitur është gjetur i pajetë në një banesë.

Sipas mediave vendase, ngjarja është konstatuar rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Sakaq bëhet me dije se autoritetet po vijojnë me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, thuhet në reagimin policor të raportuar nga KlanKosova.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese