Hapësire reklamuese

Aktualitet

U prezantua si polic me dokumente të falsifikuara, bie në pranga 22 vjeçari në Tiranë, i gjenden fishekë në banesë

Shkruar nga Newsbomb
U prezantua si polic me dokumente të falsifikuara, bie në pranga 22
Foto ilustruese

Blutë e komisariatit numër 3 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin 22 vjeçar me iniciale E.J pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte u prezantua si punonjës policie.

Ai paraqiti një dokument i cili nuk i përkiste Policisë së Shtetit, ndërsa më tej gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Njoftimi i policisë:

U prezantua si punonjës policie me dokument të dyshuar të falsifikuar si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit, vihet në pranga 22-vjeçari.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese