Autoritetet e Sigurisë Ushqimore në Maltë kanë sekuestruar dhe urdhëruar agjesimin e një ngarkese me produkte ushqimore t ardhura nga Shqipëria, kjo pasi kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.
Sipas Autoritetit për Sigurinë dhe Mbrojtken Ushqimore, FSSA, ngarkesa mbërriti në Maltë me një furgon përmes tragetit nga Siçilia, pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria. Më tej gjkatë inspektimit të bërë nga autoritetet u konstatuan probleme në një sërë produktesh përfshirë këtu mish, kos, djathë, vezë, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, vaj ulliri, alkool, kripë dhe lëngje. Deri më tani nuk është bërë publik një sasi totale e produkteve ushqimore të sekuestruara.
Një pjesë e produkteve ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme, ndërsa të tjera nuk kishin etiketimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e tyre, sipas autoriteteve. Dje për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të industrisë vendase ushqimore.
Për më tej, FSSA theksoi gjithashtu se nuk ishte njoftuar paraprakisht për mbërritjen e ngarkesës, ndonëse legjislacioni kërkon që importuesit të informojnë autoritetet të paktën 48 orë përpara futjes në vend të produkteve ushqimore, kafshëve, ushqimit për kafshë apo bimëve.
