Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e Shtetit "nuk kursen" protestuesit, ndjek penalisht edhe 15 qytetarë të tjerë, ja kush janë

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Shtetit "nuk kursen" protestuesit, ndjek penalisht edhe 15
Foto nga protesta

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 15 protestues, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar shtetasit A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Sipas policisë, tubimi i njoftuar se do të zhvillohej nga ora 19:00 deri në orën 22:00 në Sheshin "Skënderbej" dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është shtrirë më pas në disa akse të tjera rrugore të kryeqytetit, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 15 shtetas, konkretisht:

A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar në intervalin kohor nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi në disa akse rrugore të kryeqytetit, konkretisht në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe segmente të Unazës, ku u bllokua qarkullimi i automjeteve, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese