Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erdhi nga jashtë për protestën, por Taulant Muka kritikon organizatorët: "Çeta e mikrofonit", çfarë kanë arritur në jetë?

Shkruar nga Newsbomb
Erdhi nga jashtë për protestën, por Taulant Muka kritikon
Aktivisti Taulant Muka

Aktivisti Taulant Muka ka reaguar sërish në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Edhe pse udhëtoi nga jashtë për t'iu bashkuar protestës, Muka pretendon se nuk iu dha mundësia të mbante fjalën para protestuesve.

Përmes një në Facebook, ai ka drejtuar kritika ndaj organizatorëve të protestës, duke vënë në pikëpyetje rolin dhe kontributin e atyre që marrin fjalën në tubime.

"Pyetje për të gjithë: Çeta e mikrofonit… çfarë kanë arritur në jetë? Kanë ndërtuar ndonjë biznes? Kanë krijuar diçka? Kanë drejtuar ndonjëherë një ekip apo një institucion dhe të mbahen mend për suksese”, thekson ai në postimin e tij.

Në fund ai thekson se ndryshimi nuk mund të bëhëhet vetëm duke ndërruar emra.

Postimi i plotë i Mukës:

Pyetje për të gjithë: Çeta e mikrofonit… çfarë kanë arritur në jetë?

Kanë ndërtuar ndonjë biznes? Kanë krijuar diçka? Kanë drejtuar ndonjëherë një ekip, një institucion dhe që mbahen mënd për suksese?

Kërkojini në Google. Përtej protestave dhe deklaratave publike, çfarë rezultatesh konkrete kanë?

Apo janë thjesht njerëz që recitojnë simptomat, pa treguar se kanë kapacitetin për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bërë shtet?

Do ta bëjmë ndryshimin, apo do t'ia besojmë sërish atyre që flasin për ndryshimin, por në fakt janë ndryshim emrash qe e mbajnë peng atë?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese