Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Kamëz? Policia jep detaje zyrtare: Adoleshenti qëlloi me armë drejt dyqanit të celularëve, u arrestua

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi në Kamëz? Policia jep detaje zyrtare:
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të ndodhura mbrëmjen e kësaj të premteje në Kamëz.

Sipas policisë, një 18-vjeçar me iniciale R. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Po ashtu, në njoftim bëhet me dije se i riu është arrestuar rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese