Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fundjava dhe emigrantët “paralizojnë” Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar në Bradashesh  

Shkruar nga Newsbomb
Fundjava dhe emigrantët “paralizojnë” Tiranë-Elbasan,
Trafiku në Elbasan

Aksi kombëtar Tiranë-Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, mbetet një akset më problematike sa i përket trafikut në vendin tonë, ku gjatë sezonit të verës dhe festave është i mbingarkuar.

Mësohet se edhe pasditen e sotme, ky aks është duke u përballur me një fluks të lartë automjetesh, që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer trafikun e rënduar.

Bëhet me dije se qytetarët i janë drejtuar destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth, duke bërë që qarkullimi të rëndohet në këtë aks.

Po ashtu në këtë fluks kanë ndikuar edhe automjetet me emigrantë dhe vizitorë që ndodhen në Shqipëri, gjatë sezonit këtij fillim sezoni veror.

Ndërsa në terren janë edhe forcat e policisë që po punojnë për zhbllokimin e trafikut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese