Një projekt që i përket kulturës e trashëgimisë e që do të mbështetet nga Mane Foundation. Kjo është ideja e fundit që bëri bashkë biznesmenin Samir Mane me njeriun e qiellit, Alket Islami, që me fotografimet nga ajri ka krijuar albume kaq të rëndësishme për Shqipërinë.
Samir Mane sot me Alket Islamin u ngjitën në Kalanë e Petrelës.
“Ne njohim veç Petrelën poshtë, por ndaj ju solla këtu të shohim këtë mur të Persqop që daton në shekullin e katërt përpara Krishtit e që shumëkush nuk e njeh”, thotë Alketi në video, duke marrë premtimin nga biznesmeni për të financuar albumin e ri fotografik nga ajri.
“Kam qenë shpeshherë në Petrelë, thotë Samir Mane. "Por dija shumë pak për këtë zonë arkeologjike vetëm pak minuta larg Tiranës. Këto rrënoja I përkasin vendbanimit Persqop, që daton në shekullin e IV para Krishtit dhe këtu marr angazhimin për të mbështetur Alket Islamin për të sjellë për audiencën një koleksion të dytë të pasurisë së trashëgimnisë së vendit. Inkurajoj këdo që të mësojë për këtë vendbanim dhe të vizitojë sa më shumë vende të tilla”, vijon ai.
Mane Foundation prej vitesh është duke investuar në rijetëzimin e publikimeve apo elementeve të tjerë socialë në Shqipëri.
