Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga Kosova mund të vuajnë dënimin më pranë shtëpisë së tyre (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
Pamje nga punimet për burgun në Kukës

Kanë nisur në Kukës punimet për ndërtimin e një institucioni të ri për vuajtjen e dënimin, investim i cili ka një kosto prej 6.4 milion eurosh.

Ndërsa bëhet me dije se do të ketë kapacitet për 160 persona të dënuar, do të mundësojë afro 150 vende pune dhe të ofrojë kushtet maksimale për vizitat familjare, kujdes shëndetësor si dhe efiçiencë energjetike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë minstri Gogu i cili i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi, drejtuesi politik i qarkut Erion Malaj, ish-deputeti Pandeli Majko dhe Kryetari i Bashkisë Albert Halilaj,  paraditen e sotme ka kryer inspektimet në zonë.

Po ashtu bëhet me dije se projekti në fjalë  do të mundësojë që rreth 40 shtetas të Kosovës të vuajnë dënimin e tyre në këtë burg të Shqipërisë, i cili është më pranë vendit dhe familjeve të tyre.

Postimi i ministrit Toni Gogu:  

Sot, në Kukës, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi, drejtuesin politik të qarkut Erion Malaj, ish-deputetin Pandeli Majko, dhe Kryetarin e Bashkisë Albert Halilaj, nisëm një tjetër investim të rëndësishëm në reformën e sistemit penitenciar shqiptar.

Institucioni i ri i Ekzekutimit të Vendimeve Penale do të ndërtohet mbi objektet e ish-batalioneve ushtarake, me një investim prej 6.4 milionë eurosh. Ai do të ketë kapacitet për 160 të privuar nga liria, do të krijojë rreth 150 vende pune për komunitetin dhe do të ofrojë kushte moderne për rehabilitim, edukim, kujdes shëndetësor, vizita familjare dhe efiçiencë energjetike.

Ky projekt ka edhe një dimension njerëzor e rajonal. Rreth 40 shtetas të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri do të jenë më pranë familjeve të tyre, duke lehtësuar ruajtjen e lidhjeve familjare si pjesë e procesit të rehabilitimit.

Reforma në drejtësi nuk përfundon me vendimin e gjykatës. Ajo vazhdon edhe në mënyrën se si shteti administron vuajtjen e dënimit.

Edhe kjo është drejtësi.

Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 
Nisin punimet për burgun e ri në Kukës, të dënuarit nga
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese