Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ne na ka bashkuar qeveria me vendin tonë!” Balla nxjerr VIDEON, emigrantët shqiptarë përkrahin investimet: E duam Shqipërinë e zhvilluar

Shkruar nga Newsbomb
“Ne na ka bashkuar qeveria me vendin tonë!” Balla nxjerr
Emigrantët e postuar nga Taulant Balla që përkrahin investimet amerikane në vend

Edhe pse me mijëra individë prej ditësh janë bërë bashkë duke dalë haptazi kundër investimeve amerikane në Shqipëri, mesa duket ka një pjesë të diasporës shqiptare që dëshiron ta shikojë vendin e tyre më të zhvilluar.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar mesditën e sotme, një video në të cilën shfaqen emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, që shprehen të kënaqur me qeverisjen e Edi Ramës dhe zgjedhjeve të bëra së fundm i për të zhvilluar më shumë vendin tonë.

“Kam 35 vite që punoj me shtetin italian. Ka shumë kohë sidomos këto vitet e fundit. Ne kemi para shumë ndryshime në sajë të kësaj qeverie që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Ne na merr malli për ta parë këtë vend të dashur, sepse na ka bërë qeveria që ne t’i afrohemi dhe jo t’i largohemi vendit tonë.

Me bukurinë e madhe që na ka sjellë, me punët e mëdhaja që na ka bërë, me rezultatet e mëdhaja që kemi pasur nga kryeministri Edi Rama. të gjithë së bashku të ndërtojmë shtetin siç mendon kryeministri Edi Rama” shprehet emigranti i moshuar në vidoen e publikuar nga Taulant Balla.

Po ashtu, në të njëjtën linjë kanë qëndruar dhe disa të rinj që punojnë në sektorin e ndërtimit, të cilët përkrahin haptazi projektin, ndërsa shprehen se ata nuk janë dakord me pjesën tjetër që kundërshtojnë duke theksuar se i kanë besuar votën Edi Ramës.

“Na kanë përzierë dhe ne si diasporë që nuk jemi dakord. Ne jemi pro zhvillimeve të huaja. Ne si diasporë i kemi dhënë votën Edi Ramës. Falë Edi Ramës jemi të lirë në Europë, punojmë kudo e shkojmë kudo. Ne nuk duam të na përzihen vëllezërit kosovarë në protestat tona. Duam të zhvillohet vendi e të ecim përpara, të shkojmë drejt Europës. Ne duam Europën” shprehet njëri prej të rinjve që punon në sektorin e ndërtimit në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese