"Lëvizja Bashkë" zhvilloi të dielën Kongresin e saj të tretë, ku delegatët e zgjedhur nga strukturat në Shqipëri dhe diaspora diskutuan mbi situatën politike dhe shoqërore në vend.
Gjatë punimeve, Kongresi miratoi një sërë ndryshimesh në Statutin e "Lëvizjes Bashkë". Delegatët votuan gjithashtu për organet e reja përfaqësuese qendrore, duke zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Koordinues.
Arlind Qori u rizgjodh në krye të "Lëvizjes Bashkë", duke marrë një mandat të ri si kryetar i forcës politike.
“Ju falenderoj vërtet për mbështetjen dhe besimin. Është hera e tre të që zgjidhem kryetari i Lëvizjes Bashkë. QË në fillim e kam parë këtë detyrë me përgjegjësi si diçka ku duhet dhënë maksimumi dhe do të vazhdoj të jap gjithçka që kam në këtë mandat që Lëvizja Bashkë të fuqizohet”, ka thënë ai ndër të tjera pas rizgjedhjes, duke deklaruar më tej se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit në zgjedhjet e vitit 2029.
