Hapësire reklamuese

Politikë

"O Shalsi, çfarë shkolle ke mbaruar?!", Grida Duma debat me deputetin, socialisti: Po ngadalë mo, nuk të ka dhënë njeri atribute të përfaqësosh opinionin publik

Shkruar nga Newsbomb
"O Shalsi, çfarë shkolle ke mbaruar?!", Grida Duma debat
Ilustrim: Grida Duma dhe Eduard Shalsi

Moderatorja Grida Duma dhe deputeti socialist Eduard Shalsi janë përfshirë në debat mbrëmjen e sotme, teksa në emisionin "Top Story" flitej për protestën e opozitës, në ditën e 26-të të saj, kur mijëra qytetarë marshonin si çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës.

Teksa fliste, Shalsi i tha moderatores se ajo nuk mund të pretendonte të përfaqësonte gjithë opinionin publik, por përkundrazi, ishte një zë nga opinioni publik në atë studio.

Grida Duma u përgjigj menjëherë, duke i thënë politikanit socialist se përmes emisionit të saj, ajo ballafaqonte përfaqësuesit e qeverisë me shqetësimet e përditshme të njerëzve, të cilat i kanë detyruar edhe të dalin prej rreth një muaji në rrugë.

Grida Duma: Artikulimi im është shumë larg për t'u kapur, Shalsi, që qenka gabim nëse unë them që përfaqësoj opinionin publik.

Eduard Shalsi: Po ngadalë mo ngadalë, të thuash unë përfaqësoj opinionin publik është gjë e madhe. Nuk ua ka dhënë njeri atë atribut

Grida Duma: kam detyrë, nuk jam zë, jam opinion publik këtu me ty

Eduard Shalësi: Jo, përfaqësoni zë... keni koncepte të gabuara

Grida Duma: Unë delegoj shqetësimet e njerëzve, kurse ju shqetësimet për qeverisjen. Reflektoni ju përpara protestuesve, jo të reflektojmë ne konceptin

Eduard Shalsi: Je gabim komplet

Grida Duma: Unë nuk e di çfarë ke mbaruar. Çfarë ke mbaruar Shalësi, çfarë profesioni ke?

Eduard Shalsi: Unë kam mbaruar për Biologji - Kimi

Grida Duma: Unë kam mbaruar Filozofi mik i dashur dhe konceptin e qaj më mirë sesa ti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese