Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Nuk kundërvihemi qytetarëve, por pseudo protestuesve pro Iranit", Sara Mila: Janë duke i shtyrë shqiptarët në një marrëzi të madhe

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk kundërvihemi qytetarëve, por pseudo protestuesve pro
Sara Mila

Sara Mila, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi mbi protestën duke theksuar se nuk ka kundërvënie ndaj qytetarëve, por ndaj “pseudo protestuesve”.

Ajo u shpreh se askush nuk po i kundërvihet personave të caktuar si kryeministri ashtu edhe Partia Socialiste.

Ajo u ndal te emri Dritan Goxhaj, i cili është i njohur për deklaratat e tij të mëparshme pro iraniane.

Nuk po i kundërvihet personave te caktuar si kryeministri ashtu edhe partia socialiste. Çdo organizim qe mbledh njerëz duhet ketë përfaqësuesit e tij spontan.

Nëse ka qene zgjedhje kaq rastësore do te duhet te ishin me te kujdesshëm protestuesit, pasi e kishit një indicie sepse me pare ju ishte thënë nga vete kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste qe pas kësaj proteste ka elemente antikombëtare qe janë pro Iranit dhe qe janë duke i shtyrë edhe duke i çuar shqiptarët në një marrëzi të madhe.

Po si ka mundësi që duke e pasur publike këtë qasje tonën ju i jepni rastësisht letrën me vrimë zotit Goxhaj, i cili njohët për deklarata e tij shumë publike pro Iranit? Këtu ka pasur ndoshta një problematikë në menaxhimin e situatës. Nuk është e vërtetë që po merret me protestuesit po merret me pseudo protestuesit.”  tha Sara Mila.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese