Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Edhe kushërinjtë e mi kanë dalë në protestë”, Shalsi e pranon, ia kthen Curri: Kur kanë dalë njerëzit e tu duket që është e kapur nga Partia Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
“Edhe kushërinjtë e mi kanë dalë në
Curri, Shalsi

Në emisionin “Top Story” u zhvillua një debat mbi protestat, ku Eduart Shalsi dhe Arjan Curri dhanë interpretime krejt të kundërta, Shalsi i quajti protestat një shprehje ligjore e pakënaqësive të popullit, ndërsa Curri këmbënguli se ato janë të kapura nga Partia Socialiste dhe të manipuluara nga mazhoranca.

Shalsi theksoi se protestat janë një formë normale e demokracisë dhe mund të prodhojnë rezultat, duke sjellë shembullin e protestës së studentëve. Ai kujtoi se tetë kërkesa të protestuesve tashmë janë plotësuar, edhe pse disa nuk mund të realizohen.

Shalsi tha se ka diskutuar me shumë prej tyre, madje edhe me kushërinjtë e tij që kanë marrë pjesë në protestë. Ai sqaroi se kur flitet për pjesën “banale e vulgare” të protestës, bëhet fjalë për disa prononcime të caktuara, jo për të gjithë protestuesit.

Protesta është një pakënaqësi që mund të prodhojë rezultat, që nisi për tarifat për provimet e mbartura, u artikuluan tetë kërkesa të cilat sot që flasim janë plotësuar, ka edhe ndonjë që nuk mund të jetë plotësuar. Ka një pjesë shumë të shëndetshme të protestuesve, unë vërtet gjatë këtyre ditëve kam diskutuar, folur, kam pasur kushërinjtë aty. Një sekondë pra, një sekondë pra që ta dini pra sepse i anatemuan protestuesit, i thanë kështu, i thanë ashtu, i thanë kështu. Aty protesta, e tha njëri prej jush, nuk ka një pamje unikale, ka shumë rryma. Ne kur kemi folur për pjesën e shëmtuar banale vulgare kemi pasur parasysh disa lloj prononcimesh.” tha Shalsi.

Nga ana  tjetër Curri deklaroi se protesta është e manipuluar nga mazhoranca, jo nga faktorë të jashtëm si Irani apo Greqia. Ai akuzoi se vendosja e mikrofonit në protestë është mënyra e mazhorancës për të nxjerrë “delirantë” dhe për të shkrirë lëvizjen.

Kur janë kushërinjtë e tu këtu në protestë duket sikur është e kapur nga Partia Socialiste real protestën, sepse edhe mikrofonin prandaj e kanë vënë që të dalin ca delirantë aty. Edhe mikrofonin unë s’e kuptoj. Unë jam 15 vjet duke ju demontuar juve. Po njerëzit s’më kuptojnë mua. Mirësisht kushërinjtë e tu janë një nga argumentet që protestën e keni kapur ju. Edhe mikrofonin, edhe mikrofonin e paguajnë sepse duhet mikrofoni që të dalin delirantët aty.”, u shpreh Curri

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese