Më 1 korrik në orën 18:00 të pasdites, Partia Demokratike do të ulet në tryezë për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar i cili përbëhet nga emra mjaft të njohur.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë demokratët, të cilët përmes një njoftimi të shpërndarë gjatë ditës së sotme bëhet me dije se pasditen e 1 korrikut, të mërkurën e ardhshme në rend dite janë: zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe diskutimin e çështjeve të tjera.
“Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite:
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera”, thuhet në njoftim e shpërndarë gjatë ditës së sotme.
Postet të cilat pritet të ndryshohen të mërkurën e javës së ardhshme, mbahen nga Flamur Noka si sekretar i Përgjithshëm, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi si nënkryetarë.
Siç ka raportuar dhe newsbomb.al, më 30 maj u zhvillua mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë kur demokratët e vjetër “liruan karriget” e tyre për kandidatët e rinj, emrat e të cilëve janë mjaft të njohur.
Në mesin e tyre renditet djali i Sokol Olldashit, djalin e Azem Hajdarit, reperi Stresi (Arkimed Lushaj), vajza e Bujar Nishanit si dhe senatorja e senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Desada Xhetani.

