Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Sarandë, turisti francez humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore! Shkatërrohet makina

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i frikshëm në Sarandë, turisti francez humb kontrollin e
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se drejtuesi i mjetit është një shtetas francez.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar dhe drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa pësuar dëmtime.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese