Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Për hir të drejtësisë!” Behgjet Pacolli pas tensioneve në Aeroportin e Vlorës: SPAK të hetojë, na kanë kërcënuar nëpër TV se do shkojmë në burg, s’mund të kalojë në heshtje

Shkruar nga Newsbomb
“Për hir të drejtësisë!” Behgjet Pacolli pas
Ilustrim: Behgjet Pacolli dhe aeroporti i Vlorës

Tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vijojnë të jenë prezente, që prej momentit kur Behgjet Pacolli, deklaroi publikisht se punonjësit e kompanisë së tij “Mabco” do t’i riktheheshin punës, por kujtojmë se që prej ditës kur u rikthyen (e hënë), ka pasur përplasje të vazhdueshme me kompaninë “2A Group” të Valon Ademit.

Ndërkohë biznesmeni Behgjet Pacolli, ka bërë një tjetër reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka paraqitur pikat kryesore të Vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili kujtojmë se pak kohë më parë i dha të drejtë Pacollit dhe “Mabco”.

Ai shkruan se: “Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqtarëve që morën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik.”

Duke shtuar më tej ka qenë po Gjykata e Lartë ajo që rrëzoi edhe pretendimet lidhur me çështjen “Delphos”, duke e quajtur të pabazuar në ligj.

“Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë”, ka shkruar biznesmeni nga Kosova, teksa i bën edhe një ftesë të përsëritur SPAK për të vijuar hetimin, i cili sipas tij duhet të identifikojë “të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj”

“Publikisht, nepër televizione na kanë kercnuar se “do të shkojmë ne burg”, pra nuk mund të kaloj e gjithë kjo në heshtje”, ka shtuar Pacolli.

Postimi i plotë:

Për hir të DREJTËSISË!

VIA- Vlorë

Në shtesë të ketij teksti gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylates së Lartë!

Ju lutem lexoni!

Të dashur miq!

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqëtarëve që murën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik. Pasojat ishin të rënda: u paralizua administrimi i shoqërisë koncesionare, u pengua zbatimi i kontratës, u shkaktuan dëme të konsiderueshme ekonomike dhe u cenua rëndë besimi i investitorëve në sigurinë juridike të Republikës së Shqipërisë.

Po aq domethënës është fakti se Gjykata e Lartë rrëzoi edhe pretendimet lidhur me të ashtuquajturën çështje “Delphos”, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj. Kjo tregon se narrativa e ndërtuar për muaj të tërë nga “2A Group”, e mbështetur nga vendime gjyqësore që më pas u shpallën të paligjshme dhe e përsëritur edhe nga disa zyrtarë apo struktura të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi e pambështetur në të drejtë. Gjykata e Lartë i dha përgjigje përfundimtare edhe këtij pretendimi, duke rrëzuar një nga argumentet kryesore mbi të cilin ishte ndërtuar fushata kundër MABCO-s.

Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë. Sundimi i ligjit nuk rivendoset vetëm duke shfuqizuar një vendim të paligjshëm; ai rivendoset kur çdo person që, me veprim ose mosveprim, ka shkaktuar pasoja të tilla, mban përgjegjësi sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë rikthehet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës.

Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK.un të vazhdoj HETIMIN e thell që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj. Publikishtë, nepër televizione na kanë kercnuar se “do të shkojmë ne burg”, pra nuk mund të kaloj e gjithë kjo në heshtje.

Edhe sot, ndërsa flasim, në Aeroportin e Vlorës grupe që veprojnë jashtë çdo baze ligjore vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët publike dhe hyrjet në kantier, në prani të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë e papranueshme kërkon reagim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të ligjshmërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese