Hapësire reklamuese

Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU: Është ndërprerë aktiviteti deri në dalje të analizave

Shkruar nga Newsbomb
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU:
Foto ilustruese: Akademia e Sigurise

AKU ka reaguar së fundmi pas rastit të dyshuar të helmimit të 64 studentëve në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Sipas njoftimit të AKU-së, menjëherë pas incidentit janë kryer kontrolle në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut për këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizonit "Skënderbej", pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

AKU bën të ditur se gjatë inspektimit në Akademinë e Sigurisë janë konstatuar kushte të rregullta higjieno-sanitare dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Në kuadër të hetimit janë marrë 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës, të cilat janë dërguar për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV.

Gjurmueshmëria e rastit ka vijuar edhe në ambientet e Garnizonit "Skënderbej", ku edhe aty janë konstatuar gjithashtu kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt. Nga ky subjekt janë marrë edhe 14 mostra të tjera ushqimore, si dhe 5 mostra tampon për kontrollin e higjienës së mjedisit dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV.

Ndërkohë, është vendosur ndërprerja e aktivitetit të subjektit deri në daljen e rezultateve laboratorike. Gjatë kontrolleve kanë qenë të pranishme edhe përfaqësues të NJVKSH Tiranë, ISHSH-së dhe Policisë së Shtetit.

AKU thekson se po ndjek rastin hap pas hapi dhe se do të marrë masat përkatëse në varësi të rezultateve të analizave laboratorike, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese