Hapësire reklamuese

Bota

Europa po “përvëlohet”! Temperaturat arrijnë rekorde, në Spanjë 212 të vdekur brenda katër ditësh

Shkruar nga Newsbomb
Europa po “përvëlohet”! Temperaturat arrijnë rekorde,
Foto ilustruese

Europa po “përvëlohet”! Ky është alarmi i ngritur nga ekspertët, pasi një valë rekord e të nxehetit ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit.

Sipas vlerësimeve të një institri publik, kjo valë e të nxehtit lidhet me 212 vdekje të regjistruara në Spanjë, midis të dielës dhe së mërkurës.

Numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Spanjë midis 16 majit dhe 30 shtatorit të vitit të kaluar arriti në 3,832, një rritje prej 87.6% nga e njëjta periudhë në vitin 2024, sipas të dhënave të MoMo.

Sateliti regjistroi pothuajse 50°C në Madrid me vlerën që i kaloi 48°C. 46°C ishte temperatura në Poitiers të Francës dhe Saragozë të Spanjës, si edhe 44°C në Romë.

Ajo që është akoma më shqetësuese është fakti që në Europë, masa e ajrit të nxetë e cila ushqehet nga ajri i ardhur prej Marokut dhe Algjerisë është duke u zgjeruar. Nga Spanja, Franca e Britania e Madhe, duke filluar prej ditës së sotme do të shtrihet drejt Holandës, Belgjikës dhe Gjermanisë.

Sa i përket Mbretësirsë së Bashkuar, ajo theu dje një rrekord të temperaturës për muajin qershor duke arritur në 36.4 °C.

Në gjermani kanë ndërruar jetë deri më tani 20 persona, kurse në Francë 48. Këtyre shifrave mjaft shqetësuese iu shtua edhe futbollisti Kenzo Kies, 21 vjeç. Ai luante për Guingamp (Ligue 2) dhe të hënën ishte hedhur në lumin Rodan me miqtë e tij, në një zonë ku noti ishte i ndaluar, por rryma e fortë i mori me vete.

Sa i përket italisë ministri i shëndetësisë mblodhi, një tryezë për emergjencën e valës së të nxehtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese