Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë ka shkundur Venezuelën në orët e vonë të së mërkurës, ku si pasojë mësohet se kanë humbur jetën rreth 32 persona e janë plagosur 700 të tjerë.
Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë goditi bregdetin verior të Venezuelës vetëm 40 sekonda pas një para-lëkundjeje me magnitudë 7.2 ballë, çka shkaktuan dëme materiale të shumta dhe humbje jetësh.
Për rrjedhojë të situatës, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe qindra punonjës të emergjencës po vijojnë punën për të gjetur viktimat dhe shpëtuar të plagosurit.
Tërmetet e njëpasnjëshme të së mërkurës do të nxjerrin në pah marrëdhënien që Venezuela ka me SHBA-të, pas goditjes së bujshme të ish-presidentit të vendit, Nicolas Maduros i cili u vu në pranga me urdhër të Trumpit, pasi akuzohet për trafikim droge.
Pamje nga situata në Venezuelë:
Apocalyptic scenes in Venezuela! pic.twitter.com/cunGNDYhhq
— The Resonance (@Partisan_12) June 25, 2026
Që nga ai moment, Trump ka lavdëruar suksesin e ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë dhe bashkëpunimin me presidenten në detyrë Delcy Rodriguez .
Një ditë para dy tërmeteve të fuqishme, Trump tha se vendi “po shkonte shumë mirë” në një tubim në Pensilvani.
“Po shkojmë shumë mirë. Njerëzit që e drejtojnë, janë njerëzit tanë, janë njerëz të shkëlqyer. Dhe njerëzit në vend janë të lumtur. Ata kanë buzëqeshje. Ata ishin të mjerë, ata vdisnin urie”, tha Trump.
Trump tha gjithashtu se SHBA-të “kanë paguar koston e luftës 28 herë tashmë”, duke nxjerrë miliona fuçi naftë. “Tani po fitojmë shumë para me Venezuelën dhe Venezuela po ecën shumë mirë.”
Katastrofa e së mërkurës e cila ka shkaktuar shkatërrime të gjera, veçanërisht në kryeqytetin Karakaska të ngjarë ta çojë vendin në trazira të mëtejshme ekonomike dhe politike.
Trump tha se SHBA-të “qëndrojnë të gatshme, të gatshme dhe të afta për të ndihmuar” në një postim në Truth Social të mërkurën vonë.
“Kam udhëzuar të gjitha agjencitë e qeverisë sonë që të përgatiten për të vepruar shpejt”, shkroi Trump. “Ne do të jemi atje për miqtë tanë të rinj dhe të shkëlqyer.”
???????????????????????? ????. ???????????????????? ???????????????????? ???????????????????????? ???????????????? - ????????:???????? ???????? ???????????? ????????.????????.????????
— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) June 25, 2026
????President Trump offered immediate U.S. assistance to Venezuela after two massive earthquakes caused significant loss of life in the country. He directed all federal agencies to… pic.twitter.com/VRCtoA1QT9
