Hapësire reklamuese

Bota

Inspektimet bërthamore të OKB-së, nxisin më shumë konfliktin Trump-Iran! “Dritë” shprese për Libanin dhe Hormuzin

Shkruar nga Newsbomb
Inspektimet bërthamore të OKB-së, nxisin më shumë
Foto montazh: Donald Trump, Ngushtica e Hormuzit e Irani

Presidenti amerikan Donald Trump, ka hedhur poshtë së fundi deklaratat e Iranit, se nuk është planifikuar asnjë vizitë për inspektorët e Agjencisë Nërkombëtare të Energjisë Atomike, teksa tha se tashmë Teherani e kishte pranuar marrëveshjen.

“Ata gabohen, gabohen, e dinë që gabohen”, u tha Trump gazetarëve

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se do të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë aleatët e Gjirit Persik në lidhje me marrëveshjen SHBA-Iran ndërsa ndodhet në rajon. Ndërkohë, presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit udhëtuan për në Pakistan pas negociatave në Zvicër gjatë fundjavës.

Nga ana tjetër një raund i ri bisedimesh po zhvillohen në Uashington, një përpjekje kjo për t'i dhënë fund luftimeve vdekjeprurëse në Liban midis Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, dhe Izraelit sipas CNN.

Sa i përkest pikës së nxehtë, ngushticës së Hormuzit , agjencia detare e OKB-së po nis një plan evakuimi për mbi 11,000 detarë të bllokuar në rajon. Irani dhe Omani kanë formuar gjithashtu një komitet të përbashkët për të diskutuar rrugën ujore jetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese