Të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:30, në Via Vittorini të Milanos ndodhi një ngjarje tragjike ku një automjet tip Audi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi. Në ndjekje u përfshi oficeri Francesco Imprezzabile, 39 vjeç, i cili po e ndiqte mjetin me motoçikletë. Pak më vonë, ai u gjet pa jetë, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak. Sipas mediave ai u dëegua në spital, por nuk mundi të shpëtojë.
Autoritetet italiane po hetojnë nëse ka pasur kontakt mes motoçikletës dhe makinës apo vdekja ka ardhur nga manovrat e ndjekjes. Po kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë në Milano, Peschiera Borromeo dhe Pioltello për të rindërtuar ngjarjen.
Dy shqiptarë janë ndaluar dhe po merren në pyetje për rolin e tyre pasi dyshohet se ndodheshin në automjetin që nuk iu bind urdhërit të policisë. Prokuroria do të vendosë mbi masat ligjore pas rezultateve të hetimeve.
Sipas mediave automjeti nuk është i regjistruar në emër të dy shqiptarëve të ndaluar ndaj hetimet janë ende duke vazhduar për pronësinë e tij aktuale dhe rrjetin e mundshëm të individëve të përfshirë. "Jemi duke shqyrtuar kamerat e sigurisë ne arritëm ta identifikonim automjetin këtë mëngjes", shpjegoi komandanti i Policisë Vendore të Milanos.
Kryetari i Bashkisë së Mazara del Vallo dhe drejtuesit e policisë kanë shprehur ngushëllime për familjen e efektivit dhe kanë theksuar se hetimet po vazhdojnë intensivisht për të zbardhur çdo detaj.
